Ndeshja e parë e së dielës në xhiron e parë të Serie A për sezonin 2018/19 ka prodhuar shumë raste, por vetëm një gol.
Roma fitoi me rezultat 0-1 si mysafir i Torinos, ku të dy skuadrat arritën të bëjnë lojë të bukur.
Ishin Javier Pastore dhe Aleksandar Kolarov që rrezikuan portën në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 40-të Tomas Rincon goditi shtyllën.
Në minutat shtesë Alessandro Florenzi provojë të shënojë gol, por Salvatore Sirigu nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.
Cengiz Under, Pastore, Edin Dzeko vazhduan me shanset e tyre, për goli erdhi në minutën e 90-të.
Dzekoi shënoi gol të bukur në zonë pas kromimit nga Justin Kluivert.
Në xhiron e ardhshme Roma luan kundër Atalantas, ndërsa Torino ndaj Interit. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1031239514977722368