Roma e kishte prioritet transferimin e Davide Frattesit, por në fund ka humbur garën me Interin.
Tani skuadra kryeqytetase ka ndërruar objektiv dhe i gjithë fokusi është te Daichi Kamada.
Mesfushori japonez është larguar nga Eintracht Frankfurt si futbollist i lirë dhe sezonin e fundit ishte fantastik.
26-vjeçari në stinorin e fundit ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare ku ka realizuar edhe 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Jose Mourinho e pëlqen shumë mesfushorin japonez dhe ka urdhëruar Tiago Pinton që sa më parë ta kryej transferimin e tij.
Drejtori sportiv i Romës ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit dhe pesë ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e japonezit.
Roma është gati t’i ofrojë një pagë deri në tre milionë euro neto në sezon, shumë që do ta kënaqte ish-anëtarin e Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/