Telegrafi

“Roma duhet të pensionoi fanellën me numër 10”

Antonio Di Natale mendon se Roma duhet të pensionoi fanellën e tyre me numrin 10, kur legjenda e tyre Francesco Totti të ndalet së luajturi.

Di Natale kaloi 12 vjet i veshur me fanellën e Udineses deri në largimin e tij në fund të sezonit të kaluar, dhe ai shpjegoi për La Gazzetta dello Sport se sa shumë kjo do të thotë për të.

“Është një fanellë shumë e rëndë. Është veshur nga dikush që ka diçka të jashtëzakonshme dhe bëri gjëra të rëndësishme”, ka deklaruar Di Natale.

Lexo po ashtu Gerrard: Totti, mbreti i Romës

“Totti? Ai është një mik, një person i mirë dhe një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Unë kam fanellën e tij dhe jam krenar. Edhe në rastin e tij, klubi do të vendosë çfarë të bëjë me numrin e tij 10, por unë nuk do të ia jap askujt”, përfundoi sulmuesi italian. /Telegrafi/