Roma dhe Torino janë duke diskutuar për një shkëmbim shumë të bujshëm në tregun e transferimeve.
Giallorosët janë duke kërkuar transferimin e qendërmbrojtësit brazilian Gleison Bremer i cili pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Jose Mourinho.
Por për të arritur deri tek ai, duhen 35 milionë euro që e vlerëson Torino kapitenin e tyre.
Calciomercato ka njoftuar se drejtuesit e dy skuadrave janë duke biseduar për një shkëmbim të mundshëm, ku në Torino do të shkonte qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.
Bremer vlerësohet më shumë dhe Roma është gati që përveç Kumbullus t’i ofrojë Torinos edhe 10 milionë euro të tjera për ta marrë brazilianin.
Kumbulla ka punuar më parë me trajnerin Juric dhe mund ta rikthejë formën e vjetër nën urdhrat e tij, derisa Bremer vlerësohet shumë nga Mourinho.
Gjithsesi drejtuesit e dy klubeve janë vetëm në fillim të bisedave dhe mbetet të shihet nëse do të realizohet ky shkëmbim i bujshëm. /Telegrafi/