Telegrafi

Roma dhe Sevilla rivalizojnë Interin për Pastoren

BARCELONA, SPAIN - APRIL 20: Javier Pastore of Paris Saint-Germain FC arrives at a press conference ahead of their UEFA Champions League quarter-final second leg match against FC Barcelona at Camp Nou on April 20, 2015 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Fillimisht u detyrua t’i dorëzonte numrin 10 Neymarit, më pas erdhi reduktimi i minutave në fushën e blertë.

Javier Pastore nuk po kalon një periudhë të mirë te PSG, madje ka minimizuar shanset për t’u grumbulluar nga Jorge Sampaoli me Argjentinën për Botërorin në Rusi.

Lexo po ashtu Chelsea e dëshiron me çdo kusht Skriniarin, londinezët të gatshëm ta bëjnë sllovakun mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

28-vjeçari duket se është i bindur për të ndryshuar ambient gjatë tregut të transferimeve të janarit. Interesi i Interit për futbollistin është konfirmuar edhe nga fjalët e drejtorit sportiv të“zikaltërve Piero Ausilio, por nga Franca raportojnë se në garë për Pastoren është edhe Roma me Sevillan.

Një derbi i dyfishtë për drejtorin sportiv të Romës, Monchi, që përveçse duhet të duelojë me Sabattinin, aktualisht pjesë e kupolës drejtuese të Interit, i del për detyrë të mposhtë edhe konkurrencën e ish-skuadrës së tij, Sevillas.

Në këtë rast do të ndikojë shumë edhe zgjedhja e futbollistit, që dëshiron një skuadër që i garanton vendin e titullarit.

Vlen të theksohet se agjenti i lojtarit ditë më parë i ka bërë thirrje Interit për të nënshkruar me klientin e tij. /SS/