Jesus Navas do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Spanjolli është në fund të kontratës me klubin anglez dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë.
Sipas AS anësori dëshiron të rikthehet te Sevilla, po edhe Roma ka shfaqur interesim për atë.
Çmimi i 31-vjeçarit është rreth 15 milionë euro, por në rast të mos rinovimit ai do të jetë lojtar i lirë dhe kjo i ka tërhequr shumë klube.
Spanjolli ka luajtur vetëm 564 minuta dhe nuk ka shënuar apo asistuar ende në këtë sezon. /Telegrafi/