Telegrafi

Roma dhe PSG sot takim vendimtar për Renato Sanchesin

Ka filluar java vendimtare për tregun e transferimeve te Roma, pasi Jose Mourinho dëshiron edhe dy lojtarë cilësorë.

Në fakt ditë vendimtare është edhe për të ardhmen e mesfushorit portugez Renato Sanches që është objektivi kryesor për sulmin.

Calciomercato ka njoftuar se sot do të ketë një takim vendimtar mes dy klubeve për të ardhmen e Sanches i cili është pajtuar të bashkohet me bashkëkombësin e tij Jose Mourinho te Roma.

Lexo po ashtu Mourinho gati të sjellë Renato Sanchesin te Roma

PSG kërkonte shitjen e menjëhershme të Sanchesit, por Roma nuk është gati të shpenzoj tani para shkaku i ‘FFP’.

Gjithnjë sipas mediumit italian do të ketë një huazim të Renato Sanchesit te Roma për shumën e tre milionë eurove, derisa kryeqytetasit italian do ta kenë të drejtën e blerjes për 13 milionë euro të tjera në verën e vitit 2024.

Lexo po ashtu Roma arrin marrëveshje me PSG-në për Renato Sanchesin

Gjithsesi sot pritet të arrihet marrëveshja mes palëve me PSG-në që ka shprehur gatishmërinë të paguaj një pjesë të pagës prej 5,5 milionë eurove neto në sezon të Renato Sanches.

25-vjeçari do të largohet nga PSG pas vetëm një viti qëndrim në Parc de Princes, ku ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare dhe ka realizuar edhe dy gola. /Telegrafi/