Ka filluar java vendimtare për tregun e transferimeve te Roma, pasi Jose Mourinho dëshiron edhe dy lojtarë cilësorë.
Në fakt ditë vendimtare është edhe për të ardhmen e mesfushorit portugez Renato Sanches që është objektivi kryesor për sulmin.
Calciomercato ka njoftuar se sot do të ketë një takim vendimtar mes dy klubeve për të ardhmen e Sanches i cili është pajtuar të bashkohet me bashkëkombësin e tij Jose Mourinho te Roma.
PSG kërkonte shitjen e menjëhershme të Sanchesit, por Roma nuk është gati të shpenzoj tani para shkaku i ‘FFP’.
Gjithnjë sipas mediumit italian do të ketë një huazim të Renato Sanchesit te Roma për shumën e tre milionë eurove, derisa kryeqytetasit italian do ta kenë të drejtën e blerjes për 13 milionë euro të tjera në verën e vitit 2024.
Gjithsesi sot pritet të arrihet marrëveshja mes palëve me PSG-në që ka shprehur gatishmërinë të paguaj një pjesë të pagës prej 5,5 milionë eurove neto në sezon të Renato Sanches.
25-vjeçari do të largohet nga PSG pas vetëm një viti qëndrim në Parc de Princes, ku ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare dhe ka realizuar edhe dy gola. /Telegrafi/