Telegrafi

Roma dhe Napoli takohen për Manolasin, flasin edhe për Hysajn

Edin Dzeko dhe Elseid Hysaj (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma thuhet se kanë pyetur zyrtarisht për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, por ata mund të kenë ardhur shumë vonë.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla nga Sportitalia, Napoli dhe Roma u takuan sot (e hënë) për të diskutuar rreth marrëveshjes për grekun Manostas Kostas.

Në këtë takim, sipas tij u diskutua edhe mundësia e një lëvizjeje për reprezentuesin e Shqipërisë.

Lexo po ashtu Roma rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e Elseid Hysajt

Giallorossët mund të ketë nevojë për një mbrojtës të djathtë të ri pasi Alessandro Florenzi ka qenë i lidhur me Interin, ndërsa Rick Karsdorp dhe Davide Santon nuk kanë bindur.

Megjithatë, Pedulla paralajmëron se Atletico Madridi mbetet i etur për mbrojtësin, ku thuhet se janë pajtuar me Napolin për një çmim prej 20 milionë eurosh. /Telegrafi/