Telegrafi

Roma dhe Napoli në garë për Darmian

LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 14: Alex Oxlade-Chamberlain of Liverpool and Matteo Darmian of Manchester United battle for possession during the Premier League match between Liverpool and Manchester United at Anfield on October 14, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Matteo Darmian është drejt mbylljes së aventurës së tij në kampionatin anglez.

Reprezentuesi i Italisë është i lidhur me një rikthim të mundshëm në kampionatin italian Serie A.

Darmian iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2015 nga Torino për një shumë rreth 20 milionë euro.

Por këtë edicion italiani nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e trajnerit portugez Jose Mourinho

Darmian ka luajtur vetëm katër ndeshje në Ligën Premier dhe për këtë nuk është fare i kënaqur.

Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Serie A, ndërsa Roma dhe Napoli janë vënë pas tij.

Sipas medieve italiane, United është e gatshme ta lë të lirë lojtarin të largohet nëse ndonjëra skuadër ofron 10 milionë euro.

Darmian ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në muajin qershor të vitit 2019. /Telegrafi/