Telegrafi

Roma dhe Milan në garë për Grenier

Dy skuadrat italiane, Roma dhe Milan janë duke tentuar transferimin e të njëjtit lojtar.

Fjala është për mesfushorin francez, Clement Grenier, i cili nuk ka pasur hapësira te Lyon këtë edicion.

Mesfushori qendror ka qenë shtylla kryesore e Lyonit në mesfushë vitin e kaluar, mirëpo këtë edicion e kanë përcjellë lëndimet.

25-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Ligue 1 dhe Milan dhe Roma janë në gjurmët e tij.

Mediat franceze kanë raportuar se Lyon është e gatshme ta lë të lirë lojtarin për shtatë milionë euro. /Telegrafi/