Telegrafi

Roma dhe Juventusi në garë për Dan-Axel Zagadou

Roma dhe Juventusi po luftojnë për Dan-Axel Zagadou, ish-qendërmbrojtësin e PSG dhe Borussia Dortmund, i cili është lojtar i lirë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sky Sport Italia dhe shumë mediave tjera, Giallorossët i kanë vënë sytë 23-vjeçarit.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Juven më parë gjatë verës dhe do të ishte një opsion me kosto të ulët nëse Daniele Rugani largohet.

Megjithatë, Roma e Jose Mourinhos tani ka ndërhyrë me një propozim.

Zagadou është një qendërmbrojtës që mund të luajë edhe në një rol më të gjerë, është shumë i gjatë dhe i fuqishëm, por ka pasur lëndime muajt e fundit.

Ai luajti vetëm 91 ndeshje për Borussia Dortmund në pesë vjet, duke humbur 83 për shkak të lëndimit, dhe kjo e bën atë paksa një bast për klubin që e afron.

Lojtari këputi vazhdimisht ligamentet e gjurit dhe kishte disa lëndime serioze muskulare.

AS Monaco dhe Inter janë përmendur gjithashtu si destinacione të mundshme për Zagadou, i cili është produkt i akademisë së të rinjve të PSG. /Telegrafi/