Roma dhe Juventus po luftojnë për titullin e kampionit në Serie A.
Por dy skuadrat e famshme italiane janë në garë edhe në tregun e transferimeve.
Mediat italiane kanë raportuar se ‘Giallorosët’ dhe ‘Zonja e Vjetër’ janë vënë pas mesfushorit suedez të Palermos, Robin Quaison.
23-vjeçari ka shkëlqyer i vetëm te Palermo këtë edicion duke shënuar katër gola edhe pse skuadra e tij ndodhet në pozitat e fundit në tabelë.
Palermo duket se do të largohet nga Serie A dhe kërkon t’i shesë yjet e saja.
Për ta lënë të lirë lojtarin, Palermo është duke kërkuar rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/