Leon Bailey është njëri nga sulmuesit më të talentuar në kampionatin gjerman Bundesliga.
Talenti nga Xhamajka ka pasur paraqitje mjaftë të mira edhe këtë edicion me Bayer Leverkusenin dhe duket se po i kalon ditët e fundit në Bay Arena.
Dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Inter kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit anësor.
Inter e sheh lojtarin si zëvendësuesin adekuat të kroatit Ivan Perisic që pritet të largohet në verë.
Ndërkohë sa i përket Romës, Bailey është një objektiv i vjetër pasi Giallorosët e kërkuan atë edhe verën e vitit të kaluar.
21-vjeçari mund të largohet nga Leverkuseni nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.
Reprezentuesi i Xhamajkës, këtë vit ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në Bundesliga. /Telegrafi/