Telegrafi

Roma dhe Interi luajnë baras në spektaklin e katër golave në Olimpico

Roma - Inter (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Roma dhe Interi kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur ta mbajë epërsinë e hershme të krijuar, pasi Roma arriti ta kthejë rezultatin, ndërsa në fund ndeshja u mbyll baras.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat përveç rasteve të krijuara, shënuan edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan Nerazzurrët me anë të Stefan De Vrij (9’) për 0-1, ndërsa Roma barazoi 1-1 me anë të Leonardo Spinazzola (45+).

Në pjesën e dytë, përsëri pati lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, me Romën që kësaj radhe shënoi e para dhe Interi barazoi në fund për një pikë.

Henrikh Mkhitaryan (57’) kaloi Romën në epërsi 2-1, ndërsa Interi arriti ta barazojë rezultatin me anë të Romelu Lukaku (87’), i cili ishte i saktë nga penalltia dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 72 pikë apo pesë më pak se lideri Juventusi, ndërsa Roma renditet e pesta me 58 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin në shtëpi Fiorentinën, ndërsa Giallorossët udhëtojnë te Spali. /Telegrafi/