Evan N’Dicka do të largohet nga Eintracht Frankfurt pas katër viteve qëndrim.
Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në Bundesliga dhe garat evropiane, duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.
N’Dicka është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe ka vendosur të largohet i lirë në fund të sezonit.
Sport Bild ka raportuar se konkurrenca është e madhe për francezin, por dy janë skuadrat favorite për të nënshkruar me të.
Gjiganti italian Roma dhe ai spanjoll Barcelona janë favoritët dhe thuhet se tanimë kanë pasur takimet e para me agjentët e futbollistit.
Giallorosët e duan N’Dickan si zëvendësues të Chris Smalling i cili do të largohet në fund të sezonit.
Në anën tjetër 23-vjeçari në Camp Nou shihet si një alternativë, por ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll.
Gjithsesi interesim për lojtarin ka edhe nga Liga Premier e Ligue l1 franceze, por Roma dhe Barcelona për momentin mbeten dy klubet favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin francez. /Telegrafi/