Roma e ka gjetur sulmuesin e krahut të djathtë dhe përsëri në kampionatin holandez.
Pas javë më parë transferuan Justin Kluivertin, Roma dhe Ajaxi kanë vazhduar marrëdhëniet e mira mes vete.
Giallorosët prej kohësh ishin në kërkim të sulmuesit të talentuar brazilian David Neres.
Tani klubet kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e lojtarit në kryeqytetin italian.
Fillimisht Roma ofroi 40 milionë ndërsa Ajax kërkonte 10 më shumë, por që tani klubet kanë rënë dakord për një çmim.
Verdhekuqtë do të paguajnë 40 milionë euro ndërsa edhe katër të tjera në formë bonusesh.
Kësisoj braziliani Neres do të bëhet transferimi më i shtrenjtë i larguar nga Eredivisie.
21-vjeçari është bërë më i shtrenjtë se Davinson Sanchez i blerë nga Tottenham për 40 milionë euro dhe Arkadiusz Milik që iu bashkua Napolit për 32 milionë euro.
Neres pati një stinor të jashtëzakonshëm me Ajaxin, ku në 32 ndeshje shënoi 14 gola dhe bëri 13 asistime.
Ajaxi brazilianin e transferoi një vit më parë për vetëm 12 milionë euro. /Telegrafi/