Roma është gjithnjë e më afër transferimit të Pedro Rodriguezit nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.
Sulmuesi spanjoll tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga The Blues, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Skuadra londineze nuk ka shprehur interesim për një marrëveshje të re, dhe në afatin kalimtar veror do t’i ndajnë rrugët.
Giallorossët ka disa muaj që janë vënë pas Pedros dhe shpresojnë që të transferojnë atë me parametra zero.
Paulo Fonseca dëshiron të transferojë spanjollin, që ende mund të luajë në nivele të larta dhe të ndihmojë Romën.
Strategu i skuadrës italiane beson se 33-vjeçari ka ende çfarë të tregojë, duke e bërë një transferim perfekt për skemat e tij. /Telegrafi/