Telegrafi

Roma dëshiron Fabregasin

Roma hedh sytë nga Cesc Fabregas. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Il Tempo” klubi verdhekuq do të tentojë të sigurojë shërbimin e mesfushorit spanjoll në afatin kalimtar të janarit.

Fabregas nuk po e gëzon besimin e Contes te Chelsea dhe Roma do të kërkojë të shfrytëzojë këtë situatë për ta sjellë Fabregas në Serinë A.

Gjithçka varet nga vendimi që do të marrë Chelsea. Nëse Blutë do të largojnë futbollistin, atëherë Roma e sheh veten në pozita të mira për të tentuar blerjen e tij. Te verdhekuqtë është i fortë besimi se Chelsea nuk dëshiron ta largojë spanjollin te një tjetër skuadër angleze për të evituar forcimin e skuadrave rivale, transmeton tch.

Megjithatë problemet në këtë pikë nuk mungojnë. Pengesa kryesore në tratativat për Cesc Fabregas është paga e tij, të cilit Roma do të duhet t’i japë 3 milionë Euro deri në qershorin e vitit 2017.