Site icon Telegrafi

Roma blen përfundimisht Schickun dhe Defrelin

Llogaritë e Romës kanë zbuluar se klubi tashmë ka nënshkruar me Patrik Schick dhe Gregoire Defrel.  

Giallorossi i kishin marr lojtarët në huazim me të drejt blerje, dhe këtë e kanë bërë.

Llogaritë e klubit theksojnë se lojtarët e marrë si huazim të përkohshme, janë përmbushur blerjet e tyre.

Patrick Schick në duel me Nenan Tomovic (Getty Images)

Ndërkohë, Juan Iturbe dhe Seydou Doumbia janë shitur te Tijuana Club dhe Sporting CP.

Këto llogari tregojnë një humbje prej 40 milion eurosh, që është një përmirësim nga humbjet e vitit të shkuar kur ishin  53.4 milion euro.

Kualifikimi tutje nga faze e grupeve të Ligës së Kampionëve ka bërë që klubi të ketë bilance më të mira.

Kur ishte blerë nga Roma

Të ardhurat operative janë rritur me 35 milionë euro në 123.9 milionë euro, me 47.8 milionë euro që vijnë nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, krahasuar me 23.7 milionë euro që erdhën vitin e shkuar nga Liga e Evropës.  /Telegrafi/

Exit mobile version