Telegrafi

Roma bënë ofertën e parë për Moise Kean

Roma është favorite për të nënshkruar me sulmuesin italian Moise Kean.

Giallorosët prej kohësh janë duke e kërkuar talentin italian, i cili nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez.

Everton e bleu për 27 milionë euro, por Kean nuk ka arritur të bind klubin anglez dhe pritet të largohet.

Roma duket favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi edhe dëshira e tij është të luaj me Giallorosët ku aty do ta gjejë shokun e tij të ngushtë Nicolo Zaniolo.

Kryeqytetasit kanë bërë tanimë ofertën e parë zyrtare, duke ofruar dy milionë euro për huazimin një vjeçar.

Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Përpos dy milionë eurove për huazimin e tij, Roma i ka ofruar edhe 22 milionë euro Evertonit për blerjen përfundimtare në vitin 2021.

Agjenti i Kean, Mino Raiola është pajtuar me transferimin e tij në Romë, por tani mbetet në dorën e Evertonit, që ende nuk i kanë kthyer përgjigje Giallorosëve, edhe pse besohet se kjo ofertë do të pranohet. /Telegrafi/