Site icon Telegrafi

Roma bën ofertën e parë për Mahrezin

Roma thuhet se kanë bërë një ofertë prej 23 milionë euro për Riyad Mahrez, por është shumë e vogël për dallim nga çmimi i kërkuar nga Leicester City.

Giallorossët po synojnë transferimin e reprezentuesit të Algjerisë si një zëvendësim në krahun e djathtë për Mohamed Salahn.

Lexo po ashtu Roma takon agjentin e Mahrezit

Sipas Sky Sport Italia, propozimi i parë në tryezë për ‘Dhelprat’ nga drejtori i Romës, Monchi, është 23 milionë euro.

Ka shumë raporte të ndryshme për atë që Leicester City do të ishte i gatshëm të pranonte oferta për Mehrezin, por çmimi i kërkuar sipas Mediaset Premium është 50 milionë euro, sipas Sky Sport Italia është 30 milionë dhe calciomercato.it 40 milionë.

Roma kanë sigurisht një rrugë e gjatë për çdo marrëveshje dhe negociatat do të vazhdojnë, por vështirë se Leicesteri do të pranoj këtë ofertën e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version