Telegrafi

Roma bën ofertë të mirë, por Milik e dëshiron Juventusin

Arkadiusz Milik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me Napolin për Arkadiusz Milik, mirëpo sulmuesi dëshiron të luajë për Juventusin.

Futbollisti polak e ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Partenopei, ndërsa është i lidhur me ta deri në qershor të vitit 2021, prandaj klubi që e pronëson duhet ta shesë këtë verë që të mos e humbë me parametrat zero në vitin e ardhshëm.

Napoli kërkon 50 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, mirëpo asnjë klub nuk është i interesuar ta paguajë atë shumë.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Giallorossët kanë ofruar 20 milionë euro plus Cengiz Underin, mirëpo – siç transmetojnë Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb – lojtari është i vendosur të luajë për kampionin e Italisë.

Lexo po ashtu Napoli interesohet për shkëmbimin Milik-Bernardeschi

Edhe pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, Milik e dëshiron kalimin te Juventusi, ku do të luante nën urdhrat e trajnerit të ri, Andrea Pirlo. /Telegrafi/