Site icon Telegrafi

Roma arrin marrëveshje për ‘Dybalan e Turqisë’

Një goditje e befasishme e drejtori sportiv Monchi te Roma, i cili është afër të nënshkruajë me turkun Cengiz Under nga Istanbul Basaksehir.

Mësohet se marrëveshja është arritur për shifrën e 13 milionë eurove.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë për pesë vite me një pagë 1.5 milionë euro.

Për të kishte interesim edhe nga Juventusi, ndërsa njihet me nofkën ‘Dybala i Turqisë’.

Roma mbetet në bisedime edhe me mesfushorin e Sassuolos, Defrel dhe mbrojtësin e Schalke 04, Matija Nastasic. /Telegrafi/

Exit mobile version