Telegrafi

Roma arrin marrëveshje me Juventusin për Higuain, sulmuesi po zvarrit transferimin

Roma thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Juventusin për Gonzalo Higuain, por argjentinasi po zvarrit punën.

Të dy klubet italiane kanë raporte të mira, pasi tashmë duke shkëmbyer mbrojtësit Luca Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Roma tani ka rënë dakord për një huazim prej gjashtë milionë eurosh me Juventusin për Higuain, me opsion blerje për 27 milionë euro në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Roma mund ta bëjë Higuainin kapiten nëse e pranon transferimin

Megjithatë, gazeta paralajmëron se propozimi ende nuk është pranuar nga sulmuesi argjentinas, i cili po heziton kalimin në Olimpico.

Në vend të kësaj, ai pritet së pari të zgjasë kontratën e tij me Bianconerët deri në vitin 2023, me pagën e tij duke rënë në 4.5 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi nuk dëshiron transferimin e Dzekos për të ndalur Icardin të mos shkojë te Juventusi

31-vjeçari ka filluar përgatitjet para-sezonale me Zonjën e Vjetër dhe dihet se preferon të qëndrojë.

Megjithatë, ai është zgjedhja e parë e Giallorossi për të zëvendësuar Edin Dzekon nëse boshnjaku i bashkohen Interit. /Telegrafi/