Telegrafi

Roma arrin marrëveshje me Atalantën për Duvan Zapatan

Duvan Zapata mund të quhet një futbollist ii ri i Romës edhe pse duhet pritur pak për zyrtarizimin.

Tanimë ka një marrëveshje totale mes Romës dhe Atalantës për transferimin e kolumbianit në Olimpico.

Roma do të paguaj gjashtë milionë euro te Atalanta dhe 3,5 të tjera në formë bonusesh.

Lexo po ashtu Pas Paredes dhe Sanches, Roma po e transferon edhe Duvan Zapatan

Zapata nga ana tjetër është pajtuar për një kontratë tre vjeçare me gjigantin italian, nga e cila do të fitojë pagë vjetore prej 2,7 milionë euro plus bonuse.

Zapata largohet nga Atalanta pas pesë viteve qëndrim ku tanimë konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e këtij klubi.

Lexo po ashtu Andrea Belotti shpëton Romën nga disfata ndaj Salernitanas

32-vjeçari në 190 ndeshje zyrtare me Atalantën ka realizuar 81 gola dhe ka asistuar në 43 të tjerë.

Zyrtarizimi ii tij si futbollist i Romës pritet të bëhet në orët e ardhshme pasi lojtari t’i kryej testet mjekësore. /Telegrafi/