Telegrafi

Roma angazhohet t’ia zgjatë qëndrimin Mkhitaryanit

Henrikh Mkhitaryan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Roma është në bisedime me Arsenalin që t’ia zgjatë huazimin Henrikh Mkhitaryanit duke e shtuar në kontratë obligimin për blerje në qershor të vitit 2021.

31-vjeçari është i huazuar te Giallorossët nga Arsenali këtë sezon për tre milionë pa opsionin e blerjes.

Sipas gazetës Il Tempo, klubi italian është duke përgatitur një ofertë për vazhdimin e huazimit edhe për një vit dhe pastaj do të obligohej ta blinte në vitin e ardhshëm.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, mesfushori armen ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në vitin 2021, ashtu që ai do të duhej që fillimisht ta vazhdonte kontratën me Topçinjtë dhe pastaj të nënshkruante me Romën.

Lexo po ashtu Mkhitaryan refuzon të rikthehet te Arsenali: Më pëlqen futbolli i Romës

Përkundër shqetësimeve për lëndime, ky edicion ka qenë pozitiv për Mkhitaryan, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 20 ndeshje. /Telegrafi/