Roma është duke shpresuar që ta transferojë Davide Zappacostan nga Chelsea në këto ditët e fundit të afatit kalimtar.
Mbrojtësi 27-vjeçar nuk është në planet e Frank Lampardit për sezonin që ka filluar, andaj po mendon që ta shesë në këtë afat.
Sipas asaj që raporton Goal.com, Giallorossët tashmë kanë kontaktet e para me agjentin e italianit dhe me klubin londinez.
Mediumi anglez më tej bën të ditur se The Blues janë të gatshëm që ta shesin Zappacostan, mirëpo i kanë kërkuar Romës 25 milionë euro.
Në marrëveshje thuhet se mund të përfshihet opsion i huazimit me të drejt blerje, mirëpo Chelsea dëshiron ta shesë mbrojtësin përfundimisht.
Paulo Fonseca i ka kërkuar Romës që ta transferojë mbrojtësin e djathtë, derisa afati kalimtar i transferimeve në Serie A mbyllet më 2 gusht. /Telegrafi/