Romët thuhet se janë afër pranimit për të paguar një shumë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Sevillas dhe Francës, Steven N’Zonzi.
Sipas mediumit italian Calciomercato.it, Roma mund të mbyllë marrëveshjen për një shifër mes 28 milionë dhe 30 milionë eurove.
Kjo pasi klubi spanjoll Sevilla u bind për të hequr dorë nga vlerësimi i tyre prej 35 milionë eurove.
Sport Mediaset pretendon se N’Zonzi kishte shtrënguar duart në një kontratë katërvjeçare me vlerë tre milion euro në sezon, ashtu si edhe babai i tij agjent në lidhje me komisionin.
Andaluzianët, të cilët e humbën Superkopën me Barcelonën të dielën pa 29-vjeçarin në skuadër, janë duke shikuar për zëvendësimin e tij.
Lojtari që po përflitet më shumë për një transferim te Sevilla është mesfushori portugez i Interit, Joao Mario.
Për mesfushorin francez në garë ishte edhe Arsenali, ndërsa pëlqehet edhe nga Monaco dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/