Telegrafi

Roma afër t’ia rrëmbejë objektivin Milanit

Roma është skuadra tjetër më aktive në afatin kalimtar të futbollistëve pas Juventusit.

‘Giallorosët’, janë përforcuar me dy brazilianët, Gerson dhe portierin Alison, ndërsa kanë marrë edhe mbrojtësit Juan Jesus nga Inter dhe Mario Rui nga Empoli.

Por duket se Roma do të vazhdoi ta përforcojë edhe më shumë mbrojtjen për stinorin e ri.

Lexo po ashtu Arsenali kërkon dy qendërmbrojtës nga Serie A

Emri më i ri është ai i Matteo Musacchios, i cili ka treguar formë të jashtëzakonshme në Villareal.

Musacchio është objektivi kryesor i Milanit për këtë afat kalimtar, mirëpo Roma ka ndërhyrë duke tentuar transferimin e tij.

Besohet se marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/