Telegrafi

Roma afër marrëveshjes me Vermaelenin

Roma janë të afër një marrëveshje prej 8 milionë euro me Barcelonën për reprezentuesin e Belgjikës, Thomas Vermaelen, duke mposhtur konkurrencën nga Inter.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Giallorossët kanë ofruar deri më tani 8 milionë euro dhe kjo është shumë afër çmimit që Barcelona kërkon prej 10 milionëve.

Qendërmbrojtësi thuhet se është i etur për një përvojë në Serie A, pasi më parë ka luajtur në Angli dhe Spanjë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Barcelona ka nënshkruar me 30-vjeçarin nga Arsenali në vitin 2014 për 19 milionë euro, por ai u përcoll me një sërë problemesh dhe lëndimesh në Camp Nou.

Vermaelen është duke pësuar rënie në karrierë dhe për këtë arsye po përgatitet për këtë kalim te Roma.