Telegrafi

Roma afër marrëveshjes me Arsenalin për Szczesnyn

Roma është afër marrëveshjes me portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny.

Giallorossët kanë marrë brazilianin Alisson për portieri, por ende janë në kërkim të një portieri tjetër.

Sipas Corriere dello Sport, Roma dhe Arsenali janë duke provuar që të gjejnë një marrëveshje që Szczesny të luajë në Itali.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Romën për Wijnaldumin

Marrëveshja pritet të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme.

Disponimi i klubeve është i mirë dhe marrëveshja mund të arrihet edhe më shpejtë.

Szczesny do të kthehej te Roma pasi në vitin e shkuar ishte huazim. Arsenali pritet t’i paguajë një pjesë të pagës portierit. /Telegrafi/

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE