Telegrafi

Roma 5-2 Benevento: Notat e lojtarëve, Under më i miri

Edin Dzeko duke festuar golin me bashkëlojtarët (Getty Images)

Roma fitoi kundër Beneventos me rezultat 5-2 në Serie A dhe kështu u ngjit në vendin e katër.

Golat për klubin nga kryeqyteti italian i shënuan Federico Fazio (26′), Edin Dzeko (59′), Cengiz Under (62′, 75′) dhe Gregorie Defrel (+90′).

Lexo po ashtu Fitorja ndaj Beneventos e pozicionon Romën në vendin e katër, mbi Lazion

Për mysafirët shënuan Guilherme (7′) dhe Enrico Brignola (76′).

Më i miri në këtë takim ishte turku Defrel, i cili përveç golave dhuroi edhe një asistim (te goli i Dzekos). Përveç golashënuesve paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Diego Perotti e Alessandro Florenzi.

Më i miri për mysafirët ishte Guilherme dhe mesfushori i njohur brazilian, Sandro.

Berat Gjimshiti ashtu si pjesa tjetër e mbrojtjes la shumë për të dëshiruar, më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Roma:

Benevento: