Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e dëshiron me çdo kusht në ekip Suson, por Milani po kërkon 30 milionë euro për të.
23 vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2019 dhe ende nuk e ka siguruar renovimin.
Sipas AS, drejtori i Giallorosëve, Monchi, mendon se Suso do të ishte lojtari ideal për formacionin 4-3-3.
Roma ka propozuar 25 milionë euro për të, por Milani nuk dëshiron të heqë dorë për një shumë nën 30 milionë euro. /Telegrafi/