Roma dhe Interi kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen triler të vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Skuadra e Antonio Contes ka arritur të kthehet nga disavantazhi dhe ishte afër ta merrte fitoren, por në fund pranuan gol dhe u desh të kënaqen me një pikë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lorenzo Pellegrini (17’) dhe Gianluca Mancini (86’) për Romën, ndërsa për Interin shënuan Milan Skriniar (56’) dhe Achraf Hakimi (64’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i vendasve, Pellegrini, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Matteo Darmian dhe Ivan Perisic, të cilët u notuan me 5.9.
Roma:
Inter:
/Telegrafi/