Telegrafi

Roma, 100 milionë euro fitim nga shitjet

Leandro Paredes është duke menduar ende, por Kostas Manolas dëshiron të largohet nga Roma për te Zenit St Petersburg.

Me ardhjen e Roberto Mancinit klubi është duke i kërkuar lojtarët adekuat.

Zenit është gati të paguajë 60 milionë euro për dyshen dhe zyrtarizmi pritet të bëhet nesër.

Giallorossët e kanë shitur Mohamed Salah te Liverpooli për 42 milionë euro me bonuse mund të shkojë deri në 50 milionë euro.

Roma dëshiron t’i mbush arkat e klubit deri në 100 milionë euro me shitje dhe pastaj të blejë lojtarë. /Telegrafi/