Telegrafi

Roma 1-4 Napoli, nota e Hysajt dhe të tjerëve

Dzeko dhe Hysaj (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Napoli ka arritur të fitojë në udhëtim te Roma me rezultat 4-1 në ndeshje derbi të javës së 29-të në Serie A.

Klubi napolitan ia ka shkaktuar një humbje të thellë Giallorossëve duke e lënë mbrapa në luftë për pozitën e katërt.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Diego Perotti (45+) për vendasit, ndërsa për Napolin shënuan Arkadiusz Milik (3′), Dries Mertens (50′), Simone Verdi (55′) dhe Amin Younes (81′).

Lexo po ashtu Napoli triumfon thellë në Olimpico ndaj Romës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori sulmues i mysafirëve, Verdi, i cili u vlerësua më notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Davide Santon (5.6).

Në këtë derbi të javës në Serie A luajti edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili për 68-të minuta lojë pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.

Roma:

Napoli:

/Telegrafi/