Napoli ka arritur të fitojë në udhëtim te Roma me rezultat 4-1 në ndeshje derbi të javës së 29-të në Serie A.
Klubi napolitan ia ka shkaktuar një humbje të thellë Giallorossëve duke e lënë mbrapa në luftë për pozitën e katërt.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Diego Perotti (45+) për vendasit, ndërsa për Napolin shënuan Arkadiusz Milik (3′), Dries Mertens (50′), Simone Verdi (55′) dhe Amin Younes (81′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori sulmues i mysafirëve, Verdi, i cili u vlerësua më notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Davide Santon (5.6).
Në këtë derbi të javës në Serie A luajti edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili për 68-të minuta lojë pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.
Roma:
Napoli:
/Telegrafi/