Roma ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Atalantas në takimin e vlefshëm për javën e 28-të në Serie A.
Ekipi i Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke u marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelë.
Goli i vetëm dhe i fitores për Giallorossët u shënua në minutën e 32-të me anë të Tammy Abraham, i cili u asistua nga Nicolo Zaniolo.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri vendas, Rui Patricio, i cili u vlerësua me notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin mysafirë, Davide Zappacosta që u notua me 6.2
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili u vlerësua me 7.4, ndërsa Berat Gjimishit luajti nga minuta e 82-të dhe mori notë 6.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/