Telegrafi

Rolls-Royce nuk do ta zëvendësojë motorin V12 me ndonjë hibrid (Foto)

Por djegia e brendshme, në të ardhme do t’i lë hapësirë baterive

Gjatë fillimit të muajit, ka befasuar një lajm që thoshte se modeli Cullinan do të jetë hibrid, transmeton Telegrafi.

Për momentin, ky SUV luksoz nga Rolls-Royce ,e motorin 6.75 litra V12 që prodhon 563 kuaj fuqi. Po që se ky Cullinan arrin si hibrid, do të jetë i pari nga brendi, vetëm se mësohet se nuk do të vijë.

Udhëheqësi kryesor i Rolls-Royce, Torsten Muller-Otvos ka hequr dyshimet, nëse kompania planifikon ta sjellë Cullinan si hibrid, apo ndonjë makinë tjetër në këtë formë. Mirëpo, nuk ka hequr mundësinë se do t’i sjellë makinat si tërësisht elektrike.

“BMW ka bërë punë shumë të mirë me iNext dhe bashkëpunimi që kemi, do të na ndihmojë shumë edhe ne. Në të ardhmen, pritet të huazojmë nga kjo kompani gjermane, që ta sjellim në model krejtësisht elektrik”, ka thënë Muller-Otvos.

Ende nuk dihet se cili model nga Rolls-Royce, do ta pësojë tretmanin e shndërrimit të djegies së pjesës së brendshme, në hapësirë që funksionon për bateritë elektrike. /Telegrafi/