Telegrafi

“Rolls Royce Cullinan”- Getinjo dhe Mozzik nuk kanë të ndalur, bëhen me një tjetër makinë luksoze

Foto: Screenshot/Instagram

Ata nuk ka dyshim se janë vëllezërit më të komentuar në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për Getinjon e Mozzik, të cilët fliten për çdo veprim e lëvizje të tyre.

Ndonëse kanë bërë karrierë të gjatë e përplot hite, ata tashmë falë kësaj, gëzojnë edhe një jetë luksoze.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja e famshme posedojnë një koleksion makinash, të cilat i kanë prezantuar shpesh përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Mozzik bëhet me makinë 'Rolls-Royce Ghost': Dikur ka qenë ëndërr, sot parkohet në garazh

Të njëjtit ndajnë çdo detaj me fansat dhe tashmë kjo pjesë është shumë e diskutueshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Autorët e hitit “El Chapo” njoftojnë së fundmi se kanë blerë një tjetër të re, Rolls Royce Culinan 2023.

“Edhe një tjetër”, ka qenë përshkrimi që Getinjo ia ka vënë postimit krah Mozzik, gjersa shfaqen në makinën e re, ku edhe nuk munguan pamjet e tjera mbresëlënëse. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram