Site icon Telegrafi

Rokadat e Ali Ahmetit?

Hapi i fundit i BDI zbulon që do të kemi disa ditë interesante, derisa të zbulojmë se çfarë do të ndodh në skenë. Zgjedhje më 5 qershor, koalicion i ri i gjerë ose i vjetri do të vazhdojë si deri më tanë, por do të bëhen disa rokada në ekipin e teknikut Emil Dimitriev?

Telegrafi Maqedoni ju sjell një analizë ku ekspertët njëzëri komentojnë që vendimi i BDI është egoist, i nxitur nga motive partiake për rikthimin e unitetit në parti, që ka nisur moti dhe që arriti kulmin me publikimin e skandaleve telefonike.
Partitë e bllokut maqedonas presin që BDI ti zbardh veprimet e tij. Kokë më vete ose nën presion të amerikanëve. Nëse ShBA kanë qenë të përzier në këtë vendim, atëherë më se e sigurte ç’ thurja do të jetë në drejtim të krijimit të një Qeverie të koalicionit të gjerë dhe anulim të zgjedhjeve për një vit.

Nëse po, bëhet fjalë për lojë të dyfishtë të BDI dhe VMRO DPMNE, atëherë me gjasë do të betonohet data e zgjedhjeve, nën kushte të sferës së parregulluar të mediave dhe listë zgjedhore të pa pastruar deri në fund.

Gjeneza e deritanishme e ngjarjeve tregon që BDI nuk do të shkonte kundër interesave të bashkësisë ndërkombëtare, por mbetet që në ditët në vijim të tregojnë nëse interesi i bashkësisë ndërkombëtare përputhet me pritjet e ekspertëve, të cilët në përgjithësi mendojnë që Maqedonia akoma është e papërgatitur për zgjedhje.

Sido që të jetë, deri të mërkurën do të duhet të ketë një zgjidhje, sepse të enjtet shpërbëhet Kuvendi./Telegrafi/

Exit mobile version