Corriere dello Sport shkruan se Milan e do për stol Roberto Mancinin, ndërsa Vincenzo Montella shihet si pasardhës i Luciano Spallettit te Roma.
Në fillim të kampionatit të ardhshëm pritet të ketë ndryshime në disa skuadra të Serie A.
Edhe trajnerët nuk do të mbeten pa u prekur.
Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Milanit që tani ka ndërruar pronar dhe udhëhiqet nga kinezët.
Pozicioni i Montellas ka pësuar lëkundje në javët e fundit pas formës së dobët të skuadrës.
Por Montella nuk pritet të mbetet pa punë pasi që ai shihet si trajner te Roma.
Sipas Corriere dello Sport edhe tek Interi, po shihen ndryshime, ndërsa përveç Spalletit, favorit për këtë pozitën mbetet Antonio Conte dhe Diego Simeone. /Telegrafi/