Marcos Rojo ka bërë të ditur se Manchester Unitedi i ka ofruar atij siguri rreth të ardhmes, edhe pas sezonit zhgënjyes që kaluan.
Mbrojtësi argjentinas nuk ka arritur t’i bëjë më shumë se gjashtë paraqitje në vitin 2019, shkaku i disa lëndimeve të njëpasnjëshme që kishte kaluar.
Rojo ka kohë që po lidhet me një largim të mundshëm nga Djajtë e Kuq, por ai ka thënë se Ole Gunnar Solskjaer ka besim në të.
“Ai (Solskjaer) më ka thënë se jam në planet e tij, se jam një lojtar i rëndësishëm dhe më kërkoi që të rikthehem të punoj më shumë, në mënyrë që të llogarisë në mua”, ka thënë Rojo në një intervistë në El Dia.
Argjentinasi duket se e ka siguruar edhe një sezon te Manchester Unitedi, edhe pse mendohej se do të largohej në këtë verë nga Old Trafford. /Telegrafi/