Mbrojtësi argjentinas, Marcos Rojo do të largohet nga skuadra e tij aktuale Manchester United.
Rojo nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe kjo është arsyeja që ai dëshiron largimin.
Sipas medieve britanike, e ardhmja e tij do të jetë në elitën e futbollit gjerman.
Është skuadra Bayer Leverkusen që ka shfaqur interesim për transferimin e argjentinasit.
26-vjeçari që më parë barti edhe fanellën e Sporting Lisbonës ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2019.
Ai mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ për një shumë rreth tetë milionë euro, ndërsa interesim ka shprehur edhe Spartak Moska. /Telegrafi/