Telegrafi

Rojo e kishte ofenduar rëndë Solskjaerin shkaku i Maguirres: Falë zotit nuk po luan më

Ish -ylli i Manchester United, Marcos Rojo, ka sulmuar ashpër mbrojtësin aktual të Djajve të Kuq, Harry Maguiren.

Dyshja mbrojtëse ishin bashkëlojtarë në “Old Trafford” për dy vjet, pasi anglezi u bashkua me klubin për 87 milionë euro nga Leicester në verën e vitit 2019.

Rojo ishte kryesisht në stol gjatë kohës së tyre të përbashkët në Man United, pasi nuk pëlqehej nga Ole Gunnar Solskjaer.

Ish-reprezentuesi argjentinas ishte i mërzitur që Maguire u favorizua para tij nga trajneri norvegjez.

“Atë vit isha shumë mirë në Angli, isha duke luajtur Ligën e Evropës. Isha i nxehtë me trajnerin, Maguire po luante, tani falë Zotit që e nxorrën jashtë dhe Martínez po luan”.

“Shkova në zyrë, i thashë: Ose më lër të shkoj ose më fut në lojë. Më ka thënë: “E kanë paguar kaq shumë dhe duhet të luajë”, I thash unë: Bir kur*e luaj me mua si startues, nëse nuk e do këtë situatë çdo të diel”, tregon Rojo.

Pavarësisht ndërhyrjes së Rojo, Maguire mbeti lojtar kyç i ekipit të Solskjaer, derisa ky u shkarkua në nëntor 2021. Ai vazhdoi të luante edhe nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick, por me Ten Hag ka mbetur në stol.

Në vend të tij, Martinez dhe Raphael Varane janë dyshja e parë e qendërmbrojtësve te Ten Hag. /Telegrafi/