Manchester United duket se do të mbetet pa mbrojtësin argjentinas, Marcos Rojo.
Mbrojtësi argjentinas muaj më parë e vazhdoi kontratën e tij me Djajtë e Kuq, por nuk do të jetë në Old Traford deri në fund të saj.
Rojo do të largohet nga Djajtë e Kuq, por megjithatë karrierën do ta vazhdoj në kampionatin anglez.
Është skuadra tjetër angleze Everton që është afër transferimit të argjentinasit.
Sipas medieve angleze, Everton ka arritur një marrëveshje me Unitedin për transferimin e Rojos.
Ekipit bardh e kaltër transferimi i argjentinasit do t’i kushtojë rreth 25 milionë euro.
Rojo do të nënshkruajë kontratë me Evertonin deri në qershor të vitit 2023.
Kujtojmë që argjentinasi më parë në Evropë ka luajtur edhe për Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/