Tufa prej shtatë elefantëve i kanë hutuar rojat e sigurisë në një kompleks banimi në Coimbatore të Indisë, kur u paraqitën aty gjatë mesnatës.
Kafshët gjigante lëvizën nëpër rrugë dhe oborret e shtëpive, ndërsa nxorën me rrënjë disa barishte, transmeton Telegrafi.
Gjatë qëndrimit prej afro një ore, nuk shkaktuar ndonjë dëm në ndërtesa apo vetura. Pasi përfunduar shëtitjen e pazakontë, elefantët shkuan në një plantacion bananesh ku kryen dëme të konsiderueshme.
Ky është rasti i parë kur elefantët kanë hyrë në atë kompleks, madje gjatë orëve të natës ku zakonisht janë duke fjetur. /Telegrafi/
https://youtu.be/H-G3nwoK4SQ