Telegrafi

Rojat bregdetare britanike i pranuan brenda një dite gjashtë anije me 90 azilkërkues, në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe një bebe

Brenda një dite, rojat bregdetare britanike i kanë pranuar 90 azilkërkues, që po lundronin në gjashtë barka.

Pas një kohe të gjatë, të ndalimit të trafikut me njerëz për në Britani të Madhe, është shënuar numri rekord ditor, pas hyrjes së këtyre refugjatëve të paligjshëm në Kent dhe Dover, transmeton Telegrafi.

Në imazhet e shpërndara, shihen refugjatët me jelekët për siguri, si dhe maska në fytyrë.

Derisa shumica janë meshkuj, në mesin e këtyre refugjatë ishin edhe tre fëmijë dhe një bebe, që u bart në krah nga një roje bregdetare.

Të gjitha barkat kanë qenë në rregull, përpos njërës në të cilën ishin 12 persona dhe kishte mbetur në mes të English Channel dhe u desh të ndihmohej prej njësiteve për shpëtim.

Që nga janari i këtij viti, në Britani të Madhe kanë hyrë ilegalisht 1,413 persona, që është një numër i përafërt me 1,850 që kishin hyrë vitin e kaluar.

Mbyllja si pasojë e coronavirusit, ka bërë që për një kohë të mos ketë trafik me njerëz, shkaku i kontrolleve më të rrepta nëpër kufij, por me lehtësimin e masave, pritet që të shtohen këto kalime ilegale. /Telegrafi/