Telegrafi

Roja sulmohet nga gorilla gjigante në kopshtin zoologjik të Madridit – pësoi dëmtim në kokë, traumë dhe fraktura në të dy krahët e saj

Një gorillë në kopshtin zoologjik të Madridit ka sulmuar një roje duke e lënë atë me dy duar të thyera dhe një dëmtim në kokë, njoftoi kopshti zoologjik të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, 46 vjeçe, po kryente detyrat rutinë të përditshme rreth orës 10.15 të mëngjesit me kohën lokale të dielën në mëngjes, në një zonë të mbyllur të kafshës që mbrohet nga një sistem i dyerve të trefishta kur u gjend ballë për ballë me gorilën.

“(Më pas) ekipi i kopshtit zoologjik arriti ta largojë kafshën dhe më vonë një ekip veterinar e anestetizoi atë me një shigjetë qetësues. Kafsha u soll në mbylljen e saj të brendshme ku u qetësua”, tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

“Arsyet pse kafsha ishte në gjendje të hynte në zonë po hetohen brenda kopshtit, megjithatë, hetimi gjyqësor do të përcaktojë detajet e sakta”.

Sipas raporteve, kafsha u “trondit” pak para se të hante mëngjesin e tij dhe më pas u hodh mbi rojën.

Roja, i cili ka punuar në kopshtin zoologjik për 19 vjet, u intubua dhe u shtrua në spital në një gjendje të rëndë, thanë shërbimet e urgjencës.

Gruaja pësoi një dëmtim në kokë, një traumë në gjoks me thyerje të shumta dhe fraktura në të dy krahët e saj. /Telegrafi/